KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tokio, dëborë në nëntor pas 54 vjetësh
Tokio, dëborë në nëntor pas 54 vjetësh

Tokio, dëborë në nëntor pas 54 vjetësh

Në Tokio ka rënë bora e parë e nëntorit pas 54 vjetësh. Banorët e kryeqytetit të Japonisë janë zënë në befasi, pasi temperaturat në këtë kohë zakonisht sillen nga 10 deri në 17 gradë Celsius. Bora e papritur ka shkaktuar vonesa në transportin publik. Stacioni Meteorologjik i Japonisë lajmeroi se kjo është bora e parë e nëntorit që nga viti 1962. Vitin e kaluar, bora e parë në Tokio ka rënë në janar.