KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tokio, hapet panairi i makinave
Tokio, hapet panairi i makinave

Tokio, hapet panairi i makinave

Në Tokio u hap ekspozita e prodhimeve të reja të makinave, një panair që tërheq prodhues dhe vizitorë nga mbarë bota. Në panair marrin pjesë 160 prodhues japonezë dhe të huaj kurse risia e këtij viti ishin makinat pa shofer. Risi kishte edhe në fushën e lëndës djegëse që përdorin prodhimet e reja. Honda prezantoi një makinë që punon duke djegur hidrogjen dhe oksigjen të lengët ndërsa Tojota është përqëndruar te makinat me bateri. Në fushën e makinave pa shofer në pararojë është prodhuesi Nisan, i cili i ka pajisur makinat me inteligjencë artificiale. Një kompjuter regjsitron dhe riprodhon automatikisht rrugën që ndjek makina. Në panair u pa edhe se prodhuesit po përpqien të permiresojnë imazhin e makinave me naftë duke i bërë ato sa me ekologjike. Panairi i makinave në Tokio qëndron i hapur deri më 8 nëntor.