KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tokio, motorri i avionit merr flakë, evakuohen pasagjerët
avioni-1

Tokio, motorri i avionit merr flakë, evakuohen pasagjerët

Më shumë se 300 pasagjerë dhe ekuipazhi janë evakuuar nga një avion Korean në Tokio, i cili mori flakë ndërkohë që ishte ende në pistë. Fluturimi 2708 pritej të nisej nga aeroporti Haneda për në Seul sot në mëngjes. Nuk ka pasur të plagosur dhe ende nuk dihen shkaqet e zjarrit. Në këtë aeroplan gjendeshin 302 pasagjerë dhe 17 anëtarë të ekipit të fluturimit.