KRYEFAQJA » LAJME » Tom Doshi në gjykatë: Mark Frroku i pafajshëm për hotelin

Tom Doshi në gjykatë: Mark Frroku i pafajshëm për hotelin

Mark Frroku nuk është fajtor për ndërtim të paligjshëm dhe ndaj tij smund të ngrihet një akuzë e tillë penale. I prerë dhe subjektiv në dëshminë e tij, deputeti Tom Doshi, i ka dhënë përgjigje dilemave të prokurorisë për akuzat e ngritura ndaj ish deputetit, Mark Frroku, siç është ajo e ndërtimit të paligjshëm të një hoteli.

Dikur miq të afërt edhe në biznes, Froku dhe Doshi janë përballur me dëshminë në sallën e gjyqatës. Doshi deklaroi në sallë se i ka shitur Mark Frrokut një hotel në rrugën e durrësit dhe nëse përfundimi i punimeve do të konsiderohej si vepër penale, të gjithë ndërtuesit do të përfundonin ne qeli. Doshi ka shkëmbyer replika me prokurorin e çështjes. Eshte pse në statusin e dëshmitarit ai e cilësoi Doshin si deputet i pandehur.

Por dëshmia surprizë në sallë pro Mark Frrokut, do të pasohej nga deputeti Doshi jashtë dyerve të gjykatës.

Për herë të parë pas akuzave të ngritura ndaj tij ai ka folur për kandidimin e tij në zgjedhjet e ardhshme elektorale, duke i dhënë përgjigje hamendësimeve nëse ai do të vijoje të mbetet deputet i kuvendit.