KRYEFAQJA » LAJME » Tom Doshi në gjyqin ndaj Mark Frrokut, shtyhet seanca
tom-doshi

Tom Doshi në gjyqin ndaj Mark Frrokut, shtyhet seanca

Në cilësinë e dëshmitarit, Tom Doshi i është përgjigjur thirrjes së prokurorisë, për dëshmuar në proçesin ndaj Mark Frrokut. Deputeti socialist është treguar i përpiktë në orar, por dëshmia e tij nuk është dëgjuar pasi në sallë ka munguar një prej anëtarëve të trupit gjykues. Tom Doshi do të dëshmonte në këtë seancë lidhur me një transaksion parash që ai ka patur me të pandehurin Mark Frroku, i cili akuzohet për vrajsjen e një shqiptari në Belgjik në vitin 1999, ndërtim të paligjshëm si dhe fshehje të pasurisë. Deputeti Tom Doshi, dikur mik me Mark Frrokun i shiti këtij të fundit një hotel, kohë përpara se prokuroria të niste një hetim penal. Gjykata mori vendim të shtyjë seancën në datën 11 tetor. Kjo është e dyta herë që seanca ndaj ish-deputetit është shtyrë.