KRYEFAQJA » LAJME » Topi i Artë: France Football njofton emrat e kandidatëve
Topi i Artë: France Football njofton emrat e kandidatëve

Topi i Artë: France Football njofton emrat e kandidatëve

Pas gjashtë viteve bashkëjetesë mes FIFA-s dhe France Football, Topi i Artë kthehet si ekskluzivë e revistës franceze. Risia më e madhe është rritja e numrit të kandidatëve nga 23 në 30 futbollistë. Për të vendosur se kush do të fitojë nuk do të jenë më votat e mbledhura të trajnerëve dhe lojëtarëve nga e gjithë bota, por ato të vetë gazetarëve të France Football.

Një risi tjetër është se shfaqja për dhënien e çmimit do të mbahet para mbarimit te vitit 2016 dhe jo në janar si në vitet e tjera. Nuk do të ketë një listë me tre emrat e finalistëve por fituesi i Topit të Artë do të shpallet në një ceremoni ku do të marrin pjesë të gjithë kandidatët. Nuk mbetet veçse të njohim se kush do të jetë pasuesi i argjentinasit Lionel Messi, i fundit që mori Topin e Artë nga duart e FIFA-s dhe France Football sëbashku.

France Football ka bërë të ditur pjesën e parë të listës prej 30 lojëtarësh që do të garojnë për 61-tin Top të Artë.

Sergio Aguero (Argjentinë, Mançester Siti)
Pierre-Emerick Aubameyang (Gabon, Borusia Dortmund)
Gareth Bale (Uells, Real Madrid)
Gianluigi Buffon (Itali, Juventus)
Cristiano Ronaldo (Portugali, Real Madrid)
Kevin De Bruyne (Belgjikë, Mançester Siti)
Paulo Dybala (Argjentinë, Juventus)
Diego Godin (Uruguaj, Atletiko Madrid)
Antoine Griezmann (Francë, Atletiko Madrid)
Gonzalo Higuain (Argentinë, Juventus)

France Football pasi publikoi emrat e parë sipas rendit alfabetik bëri publike edhe emrat e gjithë lojëtarëve të tjerë.

Zlatan Ibrahimovic (Suedi, Mançester Junajtid)
Andres Iniesta (Spanjë, Barcelonë)
Koke (Spanjë, Atletiko Madrid)
Toni Kroos (Gjermani, Real Madrid)
Robert Lewandowski (Poloni, Bajern Mynih)
Hugo Lloris (Francë, Totenhem)
Riyad Mahrez (Algjeri, Lester Siti)
Lionel Messi (Argjentinë, Barcelona)
Luka Modric (Kroaci, Real Madrid)
Thomas Müller (Gjermani, Bajern Mynih)
Manuel Neuer (Gjermani, Bajern Mynih)
Neymar (Brazil, Barcelona)
Dimitri Payet (Francë, Uest Hem Junajtid)
Pepe (Portugali, Real Madrid)
Paul Pogba (Francë, Mançester Junajtid)
Rui Patricio (Portugali, Sporting Lisbonë)
Sergio Ramos (Spanjë, Real Madrid)
Luis Suarez (Uruguaj, Barcelona)
Jamie Vardy (Angli, Lester Siti)
Arturo Vidal (Kili, Bajern Mynih)