KRYEFAQJA » LAJME » Topi i Artë: Kanë mbetur 23 futbollistë në garë
Topi i Artë: Kanë mbetur 23 futbollistë në garë

Topi i Artë: Kanë mbetur 23 futbollistë në garë

Tani kanë mbetur 23 nga 59 lojtarë që ishin në fillim: FIFA ka bërë të ditur emrat e atyre që vazhdojnë garën pë të fituar Topin e Artë. Kjo listë do të “kositet” përsëri deri sa të arrijë në tre të fundit të cilët do të “luajnë” në finale për sferën vezulluese. Ceremonia e dhënies së Topit të Artë do të mbahet me 11 janar 2016 në Zyrih të Zvicrës.

Ja dhe lista e plotë e futbollistëve që janë akoma në garë:

Sergio Agüero (Argjentinë/Mançester Siti), Gareth Bale (Uells/Real Madrid), Karim Benzema (Francë/Real Madrid), Cristiano Ronaldo (Portugali/Real Madrid), Kevin De Bruyne (Belgjikë/ Volfsburg dhe Mançester Siti), Eden Hazard (Belgjikë/Çelsi), Zlatan Ibrahimović (Suedi/Paris S.G.), Andrés Iniesta (Spanjë/Barcelonë), Toni Kroos (Gjermani/Real Madrid), Robert Lewandowski (Poloni/Bajern Mynih), Javier Mascherano (Argjentinë/Barcelonë), Lionel Messi (Argjentinë/Barcellona), Thomas Müller (Gjermani/Bajern Mynih), Manuel Neuer (Gjermani/Bajern Mynih), Neymar (Brazil/Barcelonë), Paul Pogba (Francë/Juventus), Ivan Rakitić (Kroacia/Barcelonë), Arjen Robben (Holandë/Bajern Mynih), James Rodríguez (Kolumbi/ Real Madrid), Alexis Sánchez (Kili/Arsenal), Luis Suárez (Uruguaj/Barcelonë), Yaya Touré (Bregu i Fildishtë/Mançester Siti), Arturo Vidal (Kili/Juventus dhe Bajern Mynih).