KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Topi i artë: Mesi, Ronaldo apo Nejmar?
Topi i artë: Mesi, Ronaldo apo Nejmar?

Topi i artë: Mesi, Ronaldo apo Nejmar?

Mesi, Ronaldo dhe Nejmar, janë tre futbollistët e përzgjedhur të cilët do të konkurrojnë për të fituar Topin e Artë. Shumica  janë të sigurtë se Mesi do të jetë fituesi i Topit të Artë. Ai është në garë edhe për të fituar çmimin Pushkash si shënuesi i golit më të bukur në vitin 2015. Por nuk duhet lënë mënjanë edhe Ronaldo, fituesi i dy edicioneve të fundit, që ëndërron të rreshtojë tre fitore radhazi të Topit të Artë duke barazuar kështu rekordin e rivalit të tij më të madh Mesi. Megjithatë çdo gjë do të zbulohet në përfundim të ceremonisë që do të zhvillohet në sallën e Pallatit të Kongreseve në Zyrih, e që do të nisë në orën 18.30. Kjo ceremoni do të transmetohet drejtpërdrejt nga Televizioni Shqiptar.