KRYEFAQJA » LAJME » Topi i Artë: Rregullat e reja për dhënien e çmimit
Topi i Artë: Rregullat e reja për dhënien e çmimit

Topi i Artë: Rregullat e reja për dhënien e çmimit

Pas gjashtë viteve bashkëjetesë mes FIFA-s dhe France Football, Topi i Artë kthehet si ekskluzivë e revistës franceze. Lajmi i ndarjes është dhënë ditë më parë ku institucioni më i lartë i futbollit dhe revista e njohur sportive i dhanë fund marrëdhënies që filloi në vitin 2010. Pra kthehet te mënyra e vjetër, dhe ndryshojnë edhe rregullat e dhënies së këti çmimi për një lojtar.

Risia e parë më e madhe është rritja e numrit të kandidatëve nga 23 në 30 futbollistë. Për të vendosur se kush do të fitojë nuk do të jenë më votat e mbledhura të trajnerëve dhe lojëtarëve nga e gjithë bota, por ato të vetë gazetarëve të France Football. Risia e tretë dhe e fundit është se shfaqja për dhënien e çmimit do të mbahet para mbarimit te vitit 2016 dhe jo në janar si në vitet e tjera. Nuk do të ketë një listë me tre emrat e finalistëve por fituesi i Topit të Artë do të shpallet në një ceremoni ku do të marrin pjesë të gjithë kandidatët.

Nuk mbetet veçse të njohim se kush do të jetë pasuesi i argjentinasit Lionel Messi, i fundit që mori Topin e Artë nga duart e FIFA-s dhe France Football sëbashku. Të gjitha shenjat tregojnë se mund të jetë Cristiano Ronaldo, ai që ishte më i miri gjatë vitit 2016, që do të bëhet fitues i Topit të Artë, pasi brënda një muaji e pak ditësh fitoi Ligën e Kampioneve me Realin e Madridit dhe Kampionatin Europian me Portugalinë.