KRYEFAQJA » LAJME » Topi: Kaloni në kuvend draftin e Venecias
bamir topi, frpd, drafti i venecias, kuvend

Topi: Kaloni në kuvend draftin e Venecias

Mes diskutimeve pro dhe kundër mbi draftin ekzistues të rëformës në drejtësi dhe propozimet për ndryshime në të, Fryma e re Demokratike përfshihet me një propozim konkret që sipas kryetarit Bamir Topi do të japë përgjigjen e pritur. Ai u ka propozuar palëve të kalojnë në kuvend Draftin e Komisionit të Venecias për Reformën në Drejtësi.  Sipas Topit, palët politike duhet ti japin fund ‘ teatrit’ siç e konsideron ai nivelin e dialogut mes mazhorancës e opozitës, në dëm të interesave të shqiptarëve.