KRYEFAQJA » LAJME » Torovicë, një i sëmurë mendor vret një polic
Përcillet mes dhimbjes "Dëshmor i Atdheut"

Torovicë, një i sëmurë mendor vret një polic

Një efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë ka humbur jetën pas një shkëmbimi zjarri me një person të armatosur në Torovicë të Lezhës, bëjnë të ditur burime të policisë lokale. Polici Ardian Kodra, 50 vjeç, nuk ka mundur tu bëjë ballë plagëve, ndonëse është çuar me urgjencë në spital. Sipas policisë autori i ngjarjes është një person i cili thuhet se është i sëmurë mendor. “Shtetasi David Qosje,  njihet në zonë  si person me probleme mendore, por nuk ka asgjë të  vërtetuar me dokumente nga Spitali. Ky shtetas është mbyllur në banesën e tij i armatosur. Forcat policore kanë bërë rrethimin e banesës dhe po veprojnë për neutralizimin dhe kapjen e tij,  por autori ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të forcave policore” bëri të ditur policia. Operacioni për arrestimin e vrasësit zgjati gjashtë orë dhe u desh ndërhyrja e trupave RENEA dhe përdorimi i gazit lotsjellës.