KRYEFAQJA » LAJME » Totozani: Pagesat sociale që ofron shteti shqiptar për kategoritë në nevojë duhet të rriten
Totozani: Pagesat sociale që ofron shteti shqiptar për kategoritë në nevojë duhet të rriten

Totozani: Pagesat sociale që ofron shteti shqiptar për kategoritë në nevojë duhet të rriten

Avokati i Popullit Igli Totozani në komisionin e çështjeve sociale ka sygjeruar që një pjesë e mirë e buxhetit të 2017 duhet të shkoje për pagesat e ndihmës ekonomike, ato të aftësisë së kufizuar, të papunësisë, dhe për pensionin e pleqërisë e sociale , të cilat sipas tij janë shumë të ulta e të pamjaftueshme për të përballuar jetesën.

“Është e nevojshme që kto pagesa modeste që jep sot shteti shqiptar të arrijnë nivelin e minimumit jetik për të mos folur më tej për një standart jetese të arsyeshëm. Rreth 7.3% e familjeve shqiptare jetojnë me ndihmë ekonomike por në realitet mendojme se ky numër është shumë më i madh se kaq dhe për ktë arsye mendoj se ky buxhet do të duhet të rritet” tha zoti Totozani.

Totozani gjithashtu ka kërkuar që të përcaktohet një fond për të siguruar transport falas për të gjithë ata fëmijë që banojnë larg shkollës.

“Një tjetër problem që vëmë re është që në projekt buxhetin afatmesëm kemi parashikime buxhetore për edukimin e fëmijëvë në programet e ministrisë së arsimit, por kto probleme mendojme se nuk janë të integruara mirë me njëra tjetrën dhe nuk krijojnë akses për të bërë një analizë specifike të nevojave të fëmijëvë” theksoi avokati i popullit Igli Totozani.

Avokati i Popullit në fjalën e tij në komision ka sygjeruar të parashikohet edhe një rritje buxheti për medikamente dhe shërbime mjeksore në spitalet e vendit dhe kryesisht në QSUT.