KRYEFAQJA » LAJME » Totozani : Vendorët, largime të paligjshme nga puna
Totozani : Vendorët, largime të paligjshme nga puna

Totozani : Vendorët, largime të paligjshme nga puna

Punonjës të trajnuar dhe të specializuar në funksionet e tyre publike, janë pushuar nga puna në mënyrë të kundraligjshme ,duke i shkaktuar një administratë të paqëndrueshme.

Konstatimi është bërë në një raport volunimoz që Avokati i Popullit Igli Totozani i ka dorëzuar Kuvendit. Në detaje ligjvënësit janë informuar mbi shkarkimet masive nga detyra.

“Procedurat e kundraligjshme të ndjekur në kundërshtim me dispozitat ligjore të ligjit për shërbimin civil, në asnjë rast nuk evidentojnë mbajtjen e përgjegjësisë individuale nga njësitë përgjegjëse, por penalizimi ka ardhur vetëm në drejtim të nëpunësve, duke i larguar në mënyrë të kundraligjshme nga puna. Kjo situatë krijon paqëndrueshmëri për administratën e pushtetit vendor, duke larguar punonjës të trajnuar dhe të specializuar në funksionet e tyre, gjë që ndikon në cilësinë e shërbimeve për qytetarët”
Sipas shifrave të publikuara në këtë raport, bashkia e Fierit rezulton me numrin më të lartë të punonjësve të larguar.

“Në 51 Bashki në vend me struktura tranzitore, janë larguar në total 3059 punonjës, prej të cilëve: 319 janë nëpunës civil ose 11% e punonjësve e totalit të punonjësve të larguar. 2740 janë punonjës marrëdhëniet e punës të të cilëve janë rregulluar sipas Kodit të Punës ose në total 89% e punonjësve të larguar”, thuhet në raport.