KRYEFAQJA » LAJME » Trafiku në Tiranë, Menaxhimi lehtësohet nga sistemi elektronik
Trafiku në Tiranë, Menaxhimi lehtësohet nga sistemi elektronik

Trafiku në Tiranë, Menaxhimi lehtësohet nga sistemi elektronik

Monitorimi dhe menaxhimi i trafikut në kryeqytet është lehtësuar falë përdorimit të një sistemi elektronik, që u lejon operatorëve të trafikut të ndërhyjnë në kohë reale nga qendra e vëzhgimit të kamerave. Drejtuesit e mjeteve kanë në dispozicion edhe aplikacionin Tirana ime, ku kategoria e trafikut u mundëson të shohin ngarkesën e qarkullimit rrugor në akse të caktuara.

Të dhënat e trafikut në këtë aplikacion përditësohen nga qendra e menaxhimit të trafikut, përmes një sistemi elektronik. Shefi i kësaj qendre, Kreshnik Bajraktari na tregon se rrugët me fluks më të madh janë Dritan Hoxha, unaza e mesme dhe akset që të çojnë në sheshin skënderbej.

Duket se ky sistem online ka lehtësuar trafikun në Tiranë. Drejtuesit e mjeteve mund ta ndjejnë këtë kur janë nën efektin e të ashtuquajturës “vala jeshile”.

Ndërkohë përmes aplikacionit Tirana ime, në kategorinë e trafikut, drejtuesit e automjeteve mund të informohen edhe për bllokimin e akseve të caktuara rrugore, në raste punimesh apo aktivitetesh.