KRYEFAQJA » LAJME » Tragjedi në Arabinë Saudite
Tragjedi në Arabinë Saudite

Tragjedi në Arabinë Saudite

Së paku 27 persona gjeten vdekjen dhe 107 të tjerë u plagosen, si pasoje e një zjarri që përfshiu një spital në jug të Arabisë Saudite. Zjarri nisi në njësinë e kujdesit intensiv dhe ne departamentin e maternitetit të spitalit të qytetit Xhazan dhe u përhap me tej. Ngjarja ndodhi rreth ores 2 të mëngjesit të së enjtes. Ekipet e ndihmës së shpejtë mbërritën në vendngjarje së bashku me zjarrfikësit, por nuk e shmangën dot tragjedinë. Shkaku i zjarrit po hetohet.