KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tragjedi në Detin Kaspik
Tragjedi në Detin Kaspik

Tragjedi në Detin Kaspik

Të paktën 32 punonjës rezultojnë të humbur, pas zjarrit të rënë në një platforme nafte në Detin Kaspik, në Azerbajxhan, njoftoi të shtunën kompania azere e naftës “Socar”. Kompania publikoi në faqen e saj në internet listën me emrat e 32 personave të humbur. Një ditë më ishte njoftuar se zjarri ishte shkaktuar nga një stuhi që dëmtoi një linjë të gazit, ku u shënua një i vdekur. Sipas medias azere, gjatë kohës së furtunës, në platformë ndodheshin 64 punonjës, por gjysma e tyre u arrit të shpëtohej. Operacioni i shuarjes së flakëve, vazhdon të pengohet nga moti i keq, me erëra deri në 40 metra në sekondë dhe dallgë deri në 11 metra. Pamjet e transmetuara nga media vendase dhe ruse tregojnë skena apokaliptike, me flakë, tym dhe një det të trazuar së tepërmi. Vitin e kaluar, si pasojë e aksidenteve në platformat e naftës së kompanisë ”Socar” kanë humbur jetën 14 persona.