KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tragjedi në Kinë
Tragjedi në Kinë

Tragjedi në Kinë

44 viktima përfshi edhe 12 zjarrfikësa dhe qindra të plagosur është bilanci ende paraprak i një shpërthimi me përmasa të frikshme i kontenierëve me eksploziv në qytet-portin kinez Tianxhin. Mediat zyrtare në Kinë flasin për 520 persona që janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e qytetit që ndodhet në Lindje të Pekinit, ku 66 prej tyre janë rëndë. Fotot dhe pamje filmike të postuara në rrjetet sociale tregojnë flakë të mëdha dhe tym të zi që ngjitet drejt qiellit, ndërsa banorët e tmerrruar kanë treguar se efektet e shpërthimit janë ndier disa kilometra larg. Autoritetet vendore kanë thënë se flakët janë vënë nën kontroll, por dy zjarrfikës rezultojnë të zhdukur pas operacionit. Po ashtu raportohet se blloqe të tëra pallatesh në qytet janë pa energji elektrike. Shkaqet janë ende të paqarta ndërsa mediat kineze raportojnë se shpërthimi u shënua në magazinat e një kompanie që merret me materiale shpërthyese.