KRYEFAQJA » LAJME » Tragjedi në komunitetin rom, femija vdes nga i ftohti
Tragjedi në komunitetin rom, femija vdes nga i ftohti

Tragjedi në komunitetin rom, femija vdes nga i ftohti

Mediat shqiptare po shkruajnë me dhimbje dhe revoltë rreth një ngjarjeje të pazakontë. Një foshnjë vetëm 3 muajsh, pjestare e komunitetit rom, ka humbur jetën nga i ftohti për shkak të mungesës së banesës. Kjo është ngjarja e dytë e dhimbshme brenda pak ditëve. Avokati i Popullit, Igli Totozani, ka reaguar ashpër duke thënë se është e turpshme për këtë shtet, që ende vdesin foshnja nga i ftohti. “I bëjmë thirrje edhe një herë drejtuesve vendor, por edhe atyre të qeverisjes qendrore, që të gjejnë kohë dhe të përkushtohen edhe për të varfrit, edhe për të pastrehët, edhe për fëmijët romë që të mos vdesin më nga të ftohtët”. Ai ka kërkuar me forcë dhe në mënyrë urgjente marrjen e masave nga pushteti vendor për gjetjen e vendstrehimeve të përkohshme për popullsinë e pastrehë dhe sidomos për familjet rome të cilat jetojnë në kushte të një varfërie ekstreme.
Ditët e fundit nga disa bashki ka patur iniciativa për të ndihmuar familjet e varfëra. Me rastin e krishtlindjeve banorëve të varfër e të pamundur, kryesisht pleq, ju është ofruar një vakt falas në disa menca provizore.