KRYEFAQJA » LAJME » Tragjedi në minerën e Selishtës
Tragjedi në minerën e Selishtës

Tragjedi në minerën e Selishtës

Dy minatorët kanë humbur jetën në një aksident tragjik në galerinë e kromit në minierën e Selishtës në Peshkopi, ditën e dielë. Minatorët, dy kushërinjtë Miftar Losha 55 vjec dhe Albert Losha, 32 vjec, janë zënë poshtë nga një masiv gurësh që është shembur papritur. Ata janë transportuar me urgjencë me helikopter drejt spitalit të traumës në Tiranë, por nuk kanë mundur t’u mbijetojnë plagëve.
Ministria e Energjetikes ka dërguar një ekip për të hetuar ngjarjen e rëndë. Mësohet se galeria ku ka ndodhur tragjedia i përket një subjekti privat. Ky subjekt ka denoncuar herë pas here në polici hyrjen dhe shfrytëzimin ilegal të galerive të tij. Sipas tij banorë të zonës nxjerrin krom për llogari personale. Megjithatë policia e ka ndaluar pronarin e galerisë nën akuzën e shkeljes së rregullave të sigurimit në punë dhe punësim të jashtëligjshëm.