KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tragjedi në Orlando, Obama: Akt terrori dhe urrejtjeje
Tragjedi në Orlando, Obama: Akt terrori dhe urrejtjeje

Tragjedi në Orlando, Obama: Akt terrori dhe urrejtjeje

Ka marrë përmasat e një tragjedie sulmi me armë në një klub homoseksualësh në Orlando të Floridas në orët e para të mëngjesit të së dielës, ndërsa është identifikuar edhe autori i saj. Sipas burimeve policore bëhet fjalë për 50 të vrarë dhe 53 të plagosur nga Omar Mateen 29 vjeç, i cili është vrarë nga policia. Mateen, qytetar amerikan nga qyteti i Floridas Port St Lucie me origjinë afgane, nuk ishte në listen e të dyshuarve për terrorizëm. Por senatori i Floridas, Bill Nelson, tha se dyshohet që autori të ketë qenë i lidhur me Shtetin Islamik. Ka edhe hipoteza të tjera që vrasja masive të ketë qenë e motivuar ideologjikisht edhe pse nuk kishte asnjë informacion se vrasësi ishte i lidhur me një grup të caktuar. Incidenti vjen në kohën kur Orlando ende nuk e ka marrë veten nga shtënat fatale të së premtes, ku mbeti e vrarë këngëtarja 22-vjeçare Christina Grimmie gjatë një koncerti në qytet.
Kjo është ngjarja me rëndë me të shtëna në historinë e re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, teksa policia e ka përshkruar si një akt terrorizmi. Presidenti Barack Obama ju drejtua kombit dhe tha se bëhej fjalë “për një akt terrori dhe urrejtjeje”. “Sot si amerikanë, ne dëshpërohemi për vrasjen brutale, një masakër të tmerrshme të dhjetra njerëzve të pafajshëm. Ne lutemi për familjet e tyre, që po përpiqen të gjejnë përgjigje me zemra të thyera. Ne qëndrojmë në krah të popullit të Orlandos që përjetoi një sulm të tmerrshëm në qytetin e tyre” tha presidenti Obama.