KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tragjedi në Pakistan, 70 të vrarë dhe 340 të plagosur nga një sulm kamikatz
Tragjedi në Pakistan, 70 të vrarë dhe 300 të plagosur

Tragjedi në Pakistan, 70 të vrarë dhe 340 të plagosur nga një sulm kamikatz

Të paktën 70 të vrarë dhe mbi 340 të plagosur, ishte bilanci tragjik pas një shpërthimi kamikatz në Lahore të Pakistanit të dielën në mbrëmje. Tragjedia ndodhi në një park publik ndërsa besimtarët e krishterë kishin dalë për të festuar Pashkët. Shumica e viktimave ishin fëmijë dhe gra. Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalet e zonës. Autoritetet thonë se shumica e të plagosurve kanë marrë plagë të rënda dhe shprehin frikën se bilanci i viktimave mund të rritet edhe më tej. Dëshmitarët dhe të mbijetuarit thanë se dëgjuan një shpërthim shumë të fortë dhe panë njerëz që vraponin të tmerruar sa më larg vendit të ngjarjes. Sipas specialistëve të çaktivizimit të bombave, referuar dëmeve të ndodhura, mendohet se personi që kreu shpërthimin kamikatz mund të ketë patur tetë deri në dhjetë kilogramë lëndë eksplozive. Autoritetet kanë nisur menjëherë një hetim zyrtar për të zbuluar më shumë detaje rreth ngjarjes. Sulmi është marrë përsipër nga një celulë e talibanëve në Pakistan.
Sulmi është dënuar edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Kim Moon, i cili e cilësoi shpërthimin si dicka të tmerrshme, ndërsa  bëri thirrje që autorët të çohen përpara drejtësisë sa më shpejt të jetë e mundur. Burime pranë qeverisë pakistaneze thanë se në ditët e ardhshme mund të ketë sërish sulme, ndaj kanë rritur ndjeshëm nivelin e masave të sigurisë.