KRYEFAQJA » LAJME » Tragjedi tjetër në Egje
Tragjedi tjetër në Egje

Tragjedi tjetër në Egje

Të paktën 34 emigrantë kanë humbur jetën në detin Egje, pasi varka me të cilën po lundronin është mbytur, njoftojnë burime të ndryshme informacioni. Mes viktimave 15 janë të mitur. Shkaku i kësaj tragjedie kanë qenë dallgët e fuqishme në det. Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë në breg 98 të mbijetuar dhe po vazhdojnë kërkimet. Ngjarja ndodhi në afërsi të ishullit grek Farmakonisi, 5,5 milje nga brigjet e Turqisë. Shumica e emgrantëve ishin nga Siria.