KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tragjedia e emigrantëve në brigjet e Siçilisë

Tragjedia e emigrantëve në brigjet e Siçilisë

Të paktën 28 trupa të pajetë emigrantësh janë nxjerrë sot nga policia kufitare në Kanalin e Siçilisë, ndërsa janë shpëtuar rreth 4655 persona. Emigrantët ndodheshin në bordin e 27 gomoneve të cilat vinin nga brigjet libiane. Gjatë ditëve të fundit një numër i madh refugjatësh është shpëtuar nga policia kufitare e vendit fqinj. “BE mund të ketë një krizë serioze. Shpresoj që politika e mureve të tejkalohet. E nëse vijon kështu Italia do të jetë një vend pritës dhe jo vetëm transit dhe kjo do të thotë të forcosh politikat e pritej dhe integrimit”, u shpreh ministri Italian i Punëve të Jashtme Gentilioni.