KRYEFAQJA » LAJME » Tragjeditë në Mesdhe vazhdojnë, 15 persona kanë humbur jetën në Itali
EPA/YANNIS KOLESIDIS
EPA/YANNIS KOLESIDIS

Tragjeditë në Mesdhe vazhdojnë, 15 persona kanë humbur jetën në Itali

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën në kanalin siçililian, ku fatmirësisht 2700 të tjerë arriten të shpëtohen. Në tre ngjarje të ndryshme por njëkohësisht të ngjashme në dinamikën e tyre, emigrantët të dëshpëruar mes ankthit dhe frikës pas defektit në anije apo gomone janë hedhur në det ende pa arritur ekipet e emergjencës. Operacionet u kryen nga roja bregdetare italiane, kryqi i kuq dhe skuadra Moas. Dy operacionet e para përfunduan në tragjedi. Në të parin emigrantët që ndodheshin në bordin e një gomoneje të prishur ranë në det. Gjysma e marines ushtarake pjesë e misionit Mare Nostrum nisën operacionet ku arritën të shpëtojnë një pjesë të mirë të tyre , por rikuperuan edhe shtatë trupa të pajetë. Një tjetër viktime u gjet në një barkë të vogël gjithashtu. Ndërkohë në orët e para të mëngjesit të sotëm tjetër tragjedi. Il “Responder, anija që punon për llogari të bashkësisë Moas, pa një barkë të tejmbushur me njerëz dhe u afrua për të shpërndarë jelekët e shpëtimit. Por sipas kryqit të kuq, për një moment emigrantët në bordin e gomones së mbushur me ujë i ka zënë paniku dhe kanë nisur të hidhen në det. Në fund 5 gra dhe dy burra u gjetën të vdekur , ndërsa 134 të tjerë u shpëtuan. Italia po përballet me mbipopullim të qendrave të strehimit, veçanërisht në Siçili, aty ku edhe është kontakti i parë i emigrantëve pas udhëtimeve të rrezishme.