KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tramp akuzon se janë shkelur rëndë rregullat gjatë votimit partiak
Tramp: "Është koha që Amerika të shërojë plagët e përçarjes"

Tramp akuzon se janë shkelur rëndë rregullat gjatë votimit partiak

Pretenduesi për kandidat i Partisë Republikane në zgjedhjet presidenciale në SHBA Donald Tramp kërkoi votim të ri në Ajoua, pasi e akuzoi kundër kandidatin Ted Kruz për “mashtrim”.Tramp akuzon se janë shkelur rëndë rregullat gjatë votimit partiak në këtë shtet, pasi gjatë kohës së votimit, personat nga shtabi zgjedhor i Kruzit kanë shpërndarë afishe ku u sugjerohej votuesve se kandidati i tretë Ben Kerson do të largohej nga gara për nominim. Ky pohim më pas doli i pasaktë dhe shtabi i zotit Kruz i kërkoi falje Kersonit për mosmarreveshjen por Trampi i cili mbeti në vendin e dyte në votim thote se Ted Kruz nuk quhet fitues në Ajova. Kruz e vodhi fitoren, tha ai gjatë fushatës qe ka nisur në Nju Hemshajer. Në historinë e zgjedhjeve amerikane, deri tani nuk ka pasur asnje rast që të përsëriten zgjedhjet partiake.