KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tramp dhe Trudo diskutojnë për tregëtinë

Tramp dhe Trudo diskutojnë për tregëtinë

Presidenti amerikan Donald Tramp, pas takimit me kryeministrin e Kanadasë Xhastin Trudo në Shtëpinë e Bardhë, theksoi se SHBA-ja do të bëjnë disa ndryshime në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut, por këto ndryshime do të jenë të vogla në aspektin e marrëdhënieve tregtare me Kanadanë. “Punësimin dhe tregtinë duhet të mbajmë në Amerikën e Veriut. Kjo do të jetë më mirë si për SHBA ashtu edhe për Kanadanë” tha zoti Tramp. Kryeministri kanadez theksoi rëndësinë e marrëdhënieve tregëtare mes dy vendeve, të cilat arrijnë në 2 miliardë dollarë në vit. Dy udhëheqësit nuk folën për ndasitë, sidomos për çështjen e emigracionit, pasi zoti Trudo ka ftuar emigrantët që nuk pranohen në SHBA, të shkojnë në Kanada. “Nuk kam ardhur të jap leksione në një vend të huaj, tha ai. Trampi foli edhe për Korenë e Veriut, duke vënë në dukje se ky vend është një problem i madh për bashkësinë ndërkombëtare me programin e tij bërthamor dhe theksoi se SHBA-ja do të reagojnë shumë ashpër ndaj provokimeve.