KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tramp: “Është koha që Amerika të shërojë plagët e përçarjes”
Tramp: "Është koha që Amerika të shërojë plagët e përçarjes"

Tramp: “Është koha që Amerika të shërojë plagët e përçarjes”

Donald Trump do të jetë presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara. Kandidati republikan, në një natë të gjatë të zgjedhjeve, arriti të mundi demokraten Hillari Klinton. Trampi fitoi 288 vota elektorale nga 270 të nevojshme për të mposhtur kandidaten demokrate në garën për presidencën, në fund të një fushate ndoshta me e ashpra që Shtetet e Bashkuara kanë jetuar ndonjëherë. “Sapo mora një telefonatë nga Hillari Klinton dhe ajo na përgëzoi të gjithëve për fitoren tonë. Unë e falenderova atë për fushatën elektorale të ashpër që zhvilluam bashkë. Hillary ka punuar gjatë dhe i shpreh mirënjohjen për atë që ka bërë për vendin tonë” tha në fjalën e  tij përshëndetëse para përkrahësve presidenti i ri Donald Trump. “Është koha që Amerika të shërojë plagët e përçarjes dhe republikanët dhe demokratët përgjatë vendit të bëhën bashkë si një komb i bashkuar” shtoi më tej ai. “Unë do të jem President i gjithë amerikanëve dhe kjo është shumë e rëndësishme për mua. Premtoj të punoj edhe me ata që nuk më mbështetën për të bashkuar vendin tonë të madh. Fushata jonë ishte një lëvizje e madhe, nga njerëz që duan një vend më të mirë për veten, familjen. Është një lëvizje që përfshin të gjitha racat, gjinitë, fetë për ta bërë Amerikën të madhe sërish” premtoi  presidenti i ri i SHBA Donald Tramp.
Rezultati i votimit është një surprizë për shumë vëzhgues dhe analistë që e konsiderojnë atë si një  shuplakë ndaj politikës amerikane.