KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tramp i përgjigjet Clintonit për Rusinë
EPA/JUSTIN LANE
EPA/JUSTIN LANE

Tramp i përgjigjet Clintonit për Rusinë

Kandidati republikan për president, Donald Trump ka thënë se kundërshtarja e tij demokrate Hillary Clinton, nuk do të ishte në gjendje të përballonte kundërshtarë të fortë si presidentin rus, Vladimir Putin.“Hillary ka dëshire të luaje ashpër me Rusinë. Por Putin e shikon atë dhe qesh”, ka thënë Trump, teksa ka bërë fushatë në Virginia. Këto deklarata të Trump, vijnë vetëm një ditë pasi demokratët e akuzuan atë se ka inkurajuar Rusinë që të ndërhyje në zgjedhjet në SHBA, përmes sulmeve kibernetike. Duke hedhur poshtë akuzat e Clintonit dhe demokratëve, Trump ka përsëritur premtimin e tij se do të punoje me Putinin “për të zgjidhur problemet” që vijnë nga grupi militant Shteti Islamik në Siri dhe Irak, ndërkaq Clinton ka thënë se ajo do të bëje çdo gjë për të mposhtur atë. Nga ana tjetër, Rusia ka mohuar çdo përfshirje në zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe sulmet kibernetike ndaj demokratëve.