KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tramp: “Islami i urren amerikanët.”

Tramp: “Islami i urren amerikanët.”

Donald Tramp vjen me deklaratën e radhës. Gjatë debatit presidencial republikan që u organizua nga CNN në Majemi, kandidati Tramp ka thënë që islami i urren amerikanët, ndërsa kur u pyet për dallimin mes fesë dhe terrorizmit radikal ai është shprehur “Është shumë e vështirë për t’i ndarë. Asnjëherë nuk mund ta dini se kush është fetar e kush është terrorist islamik”. Por kjo deklaratë nuk ka kaluar në heshtje nga komuniteti musliman në Amerikë. Këshilli mbi Marrëdheniet Amerikano-Islame, i ka kërkuar Tramp tu kërkojë falje muslimanëve të cilët kanë rënë në krye të detyrës ndërsa shërbenin për Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe atyre që vijojnë të luftojnë ekstremistët në pjesë të ndryshme të globit.

Tramp duhet t’u kërkoje falje të gjithe muslimanëve në botë, të cilët të frymëzuar nga besimi luftojnë kundër shtetit islamik, Al-Kaedës dhe aleatëve të tyre ideologjikë”, u shpreh drejtori i këtij këshilli në një deklaratë për shtyp, duke e ftuar me pas Tramp të takohet me kreret e komunitetit musliman në mënyrë që të mësojë rreth Islamit dhe të kuptojë se kush janë muslimanët.