KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tramp: Jo familjarë në kabinet!

Tramp: Jo familjarë në kabinet!

Riorganizimi që Donald Trump i bëri ekipit të tij të tranzicionit ka krijuar vonesa për emërimet e reja që ende nuk dihet se kur të bëhen publike. Shtypi ka spekulluar se po zhvillohet një luftë e ashpër brenda këshilltarëve të tij, duke patur këtë parasysh presidenti i zgjedhur u përgjigj  me një Twitter ku theksonte se procesi po zhvillohet normalisht. “Unë jam i vetmi që e di se kush janë finalistët” shkruante Trump në postimin e tij. Trump hodhi poshtë pretendimet se ai kishte kërkuar që tre prej fëmijëve të tij, Donald Trump Junior, Eric Trump dhe Ivanka Trump, si dhe bashkëshortit të saj Jerad Kushner, t’u jepej hyrje tek informacionet sekrete. Ky, tha Trump “është një lajm tipik i rremë”. Takimet për emërimet e ardhshme po kryhen në zyrat e tij në Trump Tower në Nju Jork. Për postin e sekretarit të shtetit ka dalë si kandidaturë kryesore ajo e ish kryetarit të Bashkisë së Nju Jorkut 72 vjeçari Rudi Giuliani, me pak përvojë në politikën e jashtme por që njihet për mbështetjen e fortë për republikanin Trump përgjatë gjithë fushatës. Por janë ngritur disa pyetje lidhur me investimet e Gulianit përtej oqeanit, veçanërisht në Venezuelë dhe Katar që do të përbënin një konflik interesi nëse ai do të zgjidhej si kryediplomat i vendit. Një tjetër kandidaturë që po shqyrtohet për postin e sekretarit të Shtetit është ajo e ish- ambasadorit në kombet e bashkuara John Bolton. Tranzicioni u komplikua kur Mike Rogers, ish-kryetari i komisionit të zbulimit në dhomën e përfaqësuesve, sipas njoftimeve, e detyruan të largohej prej ekipit të tranzicionit. Deri tani Trump ka bërë vetëm dy emërime. Rains Pribas kryetari i Partisë Republikane si shef i kabinetit, një përzgjedhje që u duartrokit nga ligjvënësit republikan në kongres. Ndërsa emërimi i dytë, Stephen Bannon, si këshilltar i tij i lartë, u prit me kritika të ashpra, nga demokratët, disa republikanë si dhe nga grupe të pavarura që mbrojnë të drejtat civile.