KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tramp ka fituar lehtësisht zgjedhjet paraprake republikane dje në Karolinën e Jugut

Tramp ka fituar lehtësisht zgjedhjet paraprake republikane dje në Karolinën e Jugut

Donald Tramp ka fituar lehtësisht zgjedhjet paraprake republikane që u zhvilluan dje në Karolinën e Jugut, i ndjekur në rënditje nga Marko Rubio në vendin e dytë dhe Ted Kruz në të tretin. E ndërsa u shpreh se do të fitonte dhe në shtete të tjera si Nevada, Xhorxhia dhe Teksasi, pas marrjes së lajmit të fitores, Tramp deklaroi sërish se do të ndërtonte murin me Meksikën për të ndaluar klandestinët të hyjnë në Amerikë, dhe për këtë, sipas tij, do të paguante Meksika, donin apo nuk donin autoritetet e atij vendi. Miliarderi njujorkez u shpreh se ai po drejtonte një lëvizje të pabesueshme me njerëz të pabesueshëm, ndërsa turma brohoriste “SHBA! SHBA!).Ishte pikërisht rezultati prej 8 përqind të votave në parapraket e Karolinës së Jugut, që e bindi kandidatin Xheb Bush të tërhiqej nga gara presidenciale. “Populli i Ajouas, Nju Hempshë dhe Karolinës së Jugut ka folur, dhe une e respektoj vendimin e tyre”, tha ai ndërsa njoftoi tërheqjen nga gara. Bush falenderoi të gjithë mbështetësit e tij, duke përshirë edhe senatorin e Karolinës së Jugut Lindsi Graham.