KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tramp konfirmohet si kandidati republikan në zgjedhjet e ardhshme.
donald trump, konfirmohet, partia republikane demokrate, obama per trump, zgjedhjet ne amerike

Tramp konfirmohet si kandidati republikan në zgjedhjet e ardhshme.

Donald Tramp arriti të sigurojë numrin e kandidatëve të nevojshëm për t’u nominuar si kandidati republikan që do të përballet me demokratët në garën për Shtëpinë e Bardhë. Ai e ka arritur kuotën e nevojshme falë numrit të vogël të delegatëve të pavarur, të cilët janë shprehur për Agjencinë e lajmeve Associated press se do të votojnë për të në konventën e korrikut. Zoti Tramp, i cili triumfoi mbi 16 pretendentë të tjerë republikanë për nominim, tashmë mund të thuhet se ka arritur 1238 delegatë, një më shumë seç duhet për nominim. Por pavarësisht se ka arritur të bëjë për vete të lëkundurit brenda partisë së tij, Tramp vijon të shihet me skepticizëm jashtë këtij kampi për shkak të deklaratave të tij kontroverse. Gjatë punimeve të samitit të G7-ës në Japoni, Presidenti Barak Obama u shpreh se liderët ndërkombëtarë kanë arsye të mirë për të qënë të tronditur nga deklaratat e Tramp. “Ata nuk janë të sigurtë nëse duhet t’i marrin seriozisht deklaratat e tij, por janë të tronditur dhe me arsye pasi shumë nga propozimet e Tramp tregojnë ose injorancë për punët e jashtme ose një qendrim të shkujdesur,” u shpreh Obama.