KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tramp kundër emigrantëve
Tramp kundër emigrantëve

Tramp kundër emigrantëve

Miliarderi amerikan Donald Tramp, i cili kryeson garën republikane në SHBA për të marrë emërimin për garën presidenciale 2016, ka thënë se emigrantët e paligjshëm do të duhet të largohen nga Amerika, nëse ai zgjidhet president. Në një interviste për kanalin NBC, Tramp tha se “nuk do të ndajmë familjet, por ata duhet të largohen”. Në Shtetet e Bashkuara vlerësohet se gjenden rreth 11 milionë emigrantë pa dokumente. Trampi akuzoi Meksikën se lejon hyrjen e paligjshme në SHBA të “kriminelëve” dhe “përdhunuesve” sic u shpreh ai, dhe premtoi se do të ndërtojë një mur rrethues të padepërtueshëm përgjatë kufirit SHBA – Meksikë. Mes dekrlaratave të tjera të forta gjatë intervistës ishte edhe ajo e sekuestrimit të pasurive të shtetit islamik në Irak apo cilësimi i sekretarit të shtetit Xhon Kerri si të paaftë. Donald Trampi po e financon vetë fushatën e tij duke thënë se ishte gati e shpenzonte 1 miliardë dollar, Kandidatët e tjerë e organizojnë fushatën duke mbledhur fonde.