KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tramp mund të “anullojë” marrëveshjen për klimën
donald trump, ndryshimi i klimes, ngrohja globale

Tramp mund të “anullojë” marrëveshjen për klimën

Doland Tramp do ta anullonte marrëveshjen për klimën që u arrit vitin e shkuar në Paris, ku më shumë se 195 vende të botës u zotuan se do të reduktonin emërtimet e karbonit në atmosferë. Miliarderi njujorkez është shprehur dhe më parë se nuk ekziston ndonjë provë që e bejnë njeriun përgjegjës për ndryshimin e klimës. Gjatë një fjalimi në një konferencë për industrinë e naftës në Dakotan e Veriut, Donald Tramp bëri thirrje për më shumë shpime për lendë djegese dhe më pak rregulla mjedisore. “Çdo rregull të cilit i ka kaluar koha, i cili është panevojshëm, i keq për punonjësit ose kundër interesit kombëtar do të hiqet. Do ta bëjmë këtë duke patur konsideratën e duhur për shqetësimet e arsyeshme mbi mjedisin”, tha Tramp. Para fjalimit në Dakotan e Veriut, ai ka thënë se do ta rinegocionte marrëveshjen botërore për ndryshimet klimatike, por sot shkoi më tej, duke thënë se SHBA-të do ta anullonin këtë marrëveshje, pasi siç tha ai ajo është e keqe për biznesin amerikan. Tramp gjtihashtu ka shtuar se do të miratonte naftësjellesin keyston XL nga Kanadaja. Ditën e djeshme, Donald Tramp u nominua si kandidati republikan që do të përballet me demokratet në garën për Shtëpinë e Bardhë.