KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tramp në rrugën drejt Shtëpisë së Bardhë
Tramp në rrugën drejt Shtëpisë së Bardhë

Tramp në rrugën drejt Shtëpisë së Bardhë

Disa media ndërkombëtare kanë shpërndarë lajmin se Donald Tramp ka marrë votat e nevojshme zgjedhore për tu shpallur president i SHBA. Sipas rai.it Trampi ka marrë 276 vota zgjedhore nga 270 të nevojshme. Por CCN dhe BBC ende nuk e kanë dhënë rezultatin përfundimtar. Sipas CNN Trampi kryeson me 268 vota kundrejt 215 të Klintonit. BBC i ul kuotat në 245 vota për Trampin dhe 218 për Klintonin. Megjithatë rezultati i deritanishëm i zgjedhjeve ka shkaktuar shumë befasi si në rradhët e mbështetësve të Trampit ashtu dhe atyre të Klintonit. Në befasi janë gjetur edhe tregjet financiare ku ka patur lekundje të ndjeshme. Në Tokio me 9 janar aksionet kanë rënë 5 përqind, në Hong Kong 3.3 përqind dhe Seul 2.8 përqind. Indeksi i Uoll Stritit ka rënë me 3 përqind dhe po kështu vlera e dollarit amerikan  ndaj euros. Rënie ka shënuar edhe çmimi i naftës me më shumë se 4 përqind, ose 43.17 dollarë për fuçi.