KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tramp: Nëse fitoj garën, sirianët do t’i kthej
Tramp merr kryesimin

Tramp: Nëse fitoj garën, sirianët do t’i kthej

Kandidati për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp ka përkrahur sulmet ajrore ruse në Siri, raporton rrjeti televiziv amerikan CNN. “Nëse Rusia dëshiron të shkojë atje, do të ishte më mirë që të shkonim edhe ne të bashkuar në një front. Por nëse Rusia do të shkojë atje dhe të dëbojë Shtetin Islamik, ndoshta kjo do ta stabilizojë emigrimin e 200 mijë njerëzve në SHBA,” tha zoti Tramp. “Nëse do ta fitoj garen për president, po e them hapur se ata 200 mijë njerëz, emigrantë, do të kthehen. Nuk do të pranojmë 200 mijë njerëz, të cilët mund të jenë edhe militantë të Shtetit Islamik. Nuk e kemi idenë se kush janë ata,” tha ai. Administrata e presidentit Obama ka pranuar 1,500 emigrantë sirianë, por ka shtuar se ky numër do të rritet nga 70 deri në 100 mijë, deri në vitin 2017.