KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tramp: Nuk do të lejojmë që Kina të përdhunojë SHBA-të

Tramp: Nuk do të lejojmë që Kina të përdhunojë SHBA-të

Kandidati republikan për presidenti Donald Tramp, akuzoi Kinën se po përdhunon SHBA-të. Në një takim elektoral të zhvilluar në Indiana, Tramp u shpreh se Kina ishte përgjegjëse për vjedhjen më të madhe në historinë e botës. Zoti Tramp, një biznesmen miliarder, e ka akuzuar prej kohësh vendin aziatik për manipulim të monedhës së tij me qëllimin e bërjes se eksporteve kineze me konkurruese në rang botëror. Sipas Tramp, një gjë e tillë ka dëmtuar bizneset dhe punetorët amerikanë. “Ne nuk mund të vazhdojmë të lejojmë Kinën të përdhunojë vendin tonë,” theksoi ai, duke shtuar se SHBA-të kanë të gjitha mundësitë ta kthejnë situatën në favor të tyre.
Kjo është hera e parë që miliarderi njujorkez përdor fjalën “përdhunim” në lidhje me Kinën dhe tregtinë, megjithëse fushata e tij është karakterizuar nga komente shumë të debatueshme. Ndërkohë, shifrat e fundit të publikuara nga qeveria amerikane tregojnë se vitin e shkuar defiçiti tregtar me Kinën arriti nivelin më të lartë të të gjitha kohërave, 365.7 miliardë dollarë.