KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tramp:Ata që e përkrahin mbajtjen e armëve, duhet ta ndalojnë Hillary Klintonin
EPA/SHAWN THEW
EPA/SHAWN THEW

Tramp:Ata që e përkrahin mbajtjen e armëve, duhet ta ndalojnë Hillary Klintonin

Kandidati republikan për president në SHBA Donald Trump ka lëshuar një deklaratë të fortë që ka ngjallur sërish debate. Sipas Trump, Hilari Klinton mund t’i emëroje vetë gjykatësit e Gjykatës së Lartë dhe mund të ndryshoje ligjin për mbajtjen e armëve. Në një miting mbajtur në Ullmington, në Karolinën e Veriut, Trump i kërkoi përkrahësve të tij që ta ndalojnë Klintonin të marrë pushtetin. Duke iu referuar njerëzve që zotërojnë armë ai tha se, “populli i amendamentit të dytë mund të ndalojë Hillary Clinton”. Fjalët e Tramp janë gjykuar si shumë të ashpra dhe si një tentative e tij për nxitjen e dhunës. Hillari dëshiron të shfuqizoje amendamentin e dytë. Nëse ajo zgjidhet, nuk mund të bëni më asgjë”, ka shtuar Tramp. Por i menjëhershëm ka qënë reagimi i Hillarit. “Ja përse Trump është i rrezikshëm. Një person që synon të bëhet president nuk duhet në asnjë mënyrë të nxisë dhunën”, thuhet në reagimin e ish-sekretares së Shtetit. Amendamenti i dytë përfshin të drejtën për të mbajtur armë si një e drejtë e garantuar në kushtetutën amerikane.