KRYEFAQJA » LAJME » Trampi takohet me Obamën
Trampi takohet me Obamën

Trampi takohet me Obamën

Ka zgjatur rreth një orë e gjysëm takimi midis presidentit të sapozgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump dhe presidentit në detyrë Barack Obama. Në deklaratat pas takimit Trumpi tha se kishin diskutuar për situata të ndryshme, ndërsa Obama deklaroi se kishin diskutuar për një tranzicion të butë të pushtetit.
Takimi u zhvillua në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë nga ku tradicionalisht dhe simbolikisht nis transferimi i pushtetit nga njëri president tek tjetri. Trumpi shoqërohej edhe nga kreu i Dhomës së Përfaqësuesve Paul Ryan, si dhe nga zëvendëspresidenti i ri Mike Pence, i cili do të takojë zëvendëspresidentin në detyrë Joe Biden. Trampi ka premtuar se do të rrëzojë ligjin e Obamës për një sistem shëndetësor falas për të gjithë.
Ndërkohë, përveç dy presidentëve, edhe Michelle Obama zhvilloi një takim privatisht në rezidencën e Shtëpisë së Bardhë me bashkëshorten e Trumpi, Melania Trump, e cila do të jetë zonja e parë e vendit.
Donald Trampi, është presidenti i 45-t i SHBA-ve. Ai parashikohet ta marri detyrën zyrtarisht më 20 janar të vitit të ardhshëm.