KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tramp,Obama duhet të kishte kthyer avionin dhe të largohej nga Kuba
Tramp,Obama duhet të kishte kthyer avionin dhe të largohej nga Kuba

Tramp,Obama duhet të kishte kthyer avionin dhe të largohej nga Kuba

Në një takim elektoral në Palm Bic të Floridas, kandidati republikan për president Donald Tramp ka dënuar faktin se pse presidenti kubanez Raul Kastro nuk doli në aeroportin e Havanës për të pritur presidentin Obama.

Presidenti Obama u ul në aeroportin e Havanës, dhe kreu i Kubës, i cili pati dalë atje më parë për të pritur Papën dhe zyrtarë të tjerë, nuk doli për të pritur presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sinqerisht, mendoj se Obama duhet të kishte kthyer avionin dhe të largohej që aty. Duhet ta kthente avionin dhe të thoshte “mirupafshim”, ndoshta shihemi pas disa vitesh apo pas disa dekadash”, deklaroi Tramp.

A mund ta imagjinoni nëse une do isha në të njëjtin pozicion dhe askush nuk do më priste? Ata do të thoshin që Donald Tramp duhet të jetë i paaftë përderisa po lejon të ndodhë një gjë e tillë”, shtoi kandidati republikan Tramp në lidhje me faktin se Presidenti Obama nuk u prit në aeroport nga homologu i tij kubanez Kastro.