KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Trazira, zjarr dhe arratistje nga një burg në Brazil
Trazira, zjarr dhe arratistje nga një burg në Brazil

Trazira, zjarr dhe arratistje nga një burg në Brazil

Rreth 200 të burgosur u arratisën nga një burg në jug-lindje të Brazilit, pas trazirave të ashpra që përfunduan me zjarr. Pas një konflikti mes personelit të burgut dhe të burgosurve, këta të fundit i vunë zjarrin burgut dhe u arratisën. Incidenti ndodhi mbrëmë në shtetin e Sao Paulo. Disa prej tyre u kapën më vonë dhe u rikthyen në burg. Askush nuk ishte plagosur në burgun ku rreth 1,400 të burgosur vuajnë dënimet në një strukturë të projektuar për vetëm 1.100 njerëz.