KRYEFAQJA » LAJME » Trazirat në “Elbasan Arena”, FSHF dënon Partizanin dhe Skënderbeun të luajnë pa tifozë
Trazirat në "Elbasan Arena", FSHF dënon Partizanin dhe Skënderbeun të luajnë pa tifozë

Trazirat në “Elbasan Arena”, FSHF dënon Partizanin dhe Skënderbeun të luajnë pa tifozë

Ngjarjet e pahijshme të së djelës së kaluar në “Elbasan Arena” kur policia ndërhyri ndaj tifozëve gjatë takimit Partizani – Skënderbeu, nuk kanë  kaluar pa pasoja. Komisioni i Disiplinës pranë FSHF dënoi me katër ndeshje pa spektatorë klubin e Partizanit dhe tri ndeshje pa spektatorë  klubin e Skënderbeut. Të dy klubet duhet të paguajnë dëmet e shkaktuara në “Elbasan Arena”. Sipas FSHF dënimi ka ardhur “për sjellje të gabuar të spektatorëve në mënyrë të përsëritur, duke hedhur mjete ndezëse brenda rrethimit të fushës, duke ofenduar ne grup e duke shpalosur parrulla ofenduese” të të dy ekipeve. Sekretariati Teknik i FSHF urdhërohet të mbledhë të dhëna mbi personat problematik me qellim evidentimin e tyre dhe ndalimin e hyrjes në stadiume.