KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tre alpinistë humbin jetën në përpjekje për t’iu ngjitur malit Everest
everest-604914

Tre alpinistë humbin jetën në përpjekje për t’iu ngjitur malit Everest

Tre alpinistë kanë vdekur ndërsa rreth 30 të tjerë kanë kaluar momente të vështira për shkak të të ftohtit dhe sëmundjeve të lartësisë ndërsa ngjisnin malin Everest. Dy alpinistë indianë raportohen gjithashtu të zhdukur në atë që njihet si “zona e vdekjes” e malit më të lartë në botë. Ekspertët deklarojnë se nuk është risi që sëmundja e lartësisë të marrë edhe jetë njerëzish në Everest. Por bëhet fjalë për ngjitjen e parë të këtij sezoni që pas vitit të kaluar, kur një tërmet në Nepal u mori jetën 18 personave.