KRYEFAQJA » LAJME » Tre ditë para inagurimit Veliaj zbulon Parkun e Lojrave për Fëmijë

Tre ditë para inagurimit Veliaj zbulon Parkun e Lojrave për Fëmijë

Vetëm pak ditë para inagurimit më 1 qershor, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka publikuar në Fejsbuk pamje nga këndi i ri i lojrave për fëmijë në Liqenin e Artificial i Tiranës. “SHPËRNDAJE nëse beson se puna e mund dhunën! Jemi gati! Dhe 3 ditë gjer më 1 Qershor për këndin më të madh të fëmijëve! Mirënjohje kolegëve që punuan me 3 turne pavarësisht dhunës, shkatërrimit e fyerjeve. E mira, e bukura dhe e drejta vonojnë, por triumfojnë! Merr fëmijët e shihemi më 1 Qershor. Faleminderit për besimin dhe mbështetjen” shkruan zoti Veliaj.
Ndërtimi i këtij këndi u shndërrua në një përplasje të fortë mes Bashkisë së Tiranës dhe personalisht të kryetarit të saj Veliaj nga njëra anë dhe opozitës e segmenteve të shoqërisë civile nga ana tjetër. Këta të fundit e akuzuan zotin Veliaj se po shkatërronte territorin e parkut. Situata u acarua ndjeshëm kur gjatë një proteste, deputetë të opozitës u përplasën me ndërtuesit dhe policinë bashkiake. Në këtë ngjarje u investua dhe presidenti Nishani, i cili u rreshtua kundër këtij ndërtimi. Pas këtyre zhvillimeve marrëdhëniet mes tij dhe zotit Veliaj u përkeqësuan dukshëm dhe midis tyre pati shkëmbim deklaratash të ashpra. Së fundi zoti Nishani ka kërkuar hetim ndërkombëtar për ndërtimet në parkun e liqenit.

Para Mbrapa
Parku i lojrave liqeni artificial
Parku i lojrave liqeni artificial 11
Parku i lojrave liqeni artificial

Parku i lojrave liqeni artificial 2
Parku i lojrave liqeni artificial 3
Parku i lojrave liqeni artificial 4

Parku i lojrave liqeni artificial 5
Parku i lojrave liqeni artificial 6
Parku i lojrave liqeni artificial 7

Parku i lojrave liqeni artificial 8
Parku i lojrave liqeni artificial 9
Parku i lojrave liqeni artificial 10
Para Mbrapa