KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tre ditë zie në Francë
flamuri

Tre ditë zie në Francë

Kryeministri francez, Manuel Valls, tha se vendi i tyre ka nevojë të shfaqë solidaritet dhe qetësi. “Franca është goditur edhe njëherë me 14 korrik, ditën e festës sonë kombëtare”, tha ai. Kryeministri ndër të tjera ka shtuar se sulmuesi ka dashur të dëmtojë qëllimisht idenë e bashkimit kombëtar. Gjithashtu, ai sot tha se vendi do të mbajë tri ditë zie duke filluar nga 16 korriku. Sulmi la të vdekur të paktën 84 persona në qytetin e Nisës. Ky mesazh u përcoll edhe nga presidenti Fransua Hollande, i cili tha se do të valëviten flamujt për hir të viktimave.