KRYEFAQJA » LAJME » Tre refugjatë afganë mbyten në lumë
Tre refugjatë afganë mbyten në lumë

Tre refugjatë afganë mbyten në lumë

3 refugjatë afganë gjetën vdekjen gjatë natës nga ujrat e rrëmbyera të lumit Suva në kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë. Një grup me 26 refugjatë afganë, pas disa ditësh të tëra qëndrimi pas kufirit të mbyllur e kaluan ilegalisht atë dhe u përfshinë nga ujrat e lumit niveli i të cilit u ngrit si pasojë e shirave. Emigrantët e tjerë u arrit të shpëtoheshin. Autoritetet maqedonase në 48 orët e fundit nuk kanë dhënë asnjë leje kalimi për refugjatët e mbledhur në Idomeni. Shiu, mungesa e kushteve higjienike dhe ushqimi i pakët në kamp i detyruan organizatat humanitare të cilësojnë gjendjen si më katastrofiken që kur nisi kriza e refugjatëve. Në Idomeni vazhdojnë të mbeten rreth 12 mijë refugjatë që këmbëngulin.