KRYEFAQJA » LAJME » Tregtarët protestojne

Tregtarët protestojne

Dy ditë para hyrjes në fuqi të ligjit për procedurat tatimore, tregëtarët e dy prej tregjeve më të mëdhenj të hapur në Tiranë, Tregut të Medresesë dhe Tregut Çam, janë hedhur në protestë. Ata ankohen për kontrollet e shpeshta tatimore, gjobat mjaft të larta si dhe klimen represive të krijuar nga autoritetet e kontrollit. Tregëtarët kanë bllokuar tregjet për më shumë se gjysëm ore dhe kërcënojnë se do ta zhvillojnë protestën e tyre edhe përpara kryeministrisë. Ligji i ri për pocedurat tatimore parashikon dënime me gjoba mjaft të larta për tregëtarët nga 500 mijë deri në 10 milionë lekë, konfiskim të mallit dhe deri heqje të lirisë. Sipas tregtarëve situata e krijuar është mbytëse, gati si në diktaturë.

Pak ditë më parë kryeministri Rama deklaroi se operacioni kundër informalitetit nuk synon ndëshkimin e biznesit, por respektimin e ligjit. Zoti Rama ka premtuar ndërkohë lehtësim procedurash për biznesin e vogël dhe atë familjar, ndërsa ka thënë se në vitin 2016 nuk do të ketë rritje taksash.

Opozita nga ana e saj e ka sulmuar ashpër qeverinë duke e akuzuar se me politikat e saj ka rritur varfërinë në vend. Ajo po harton një plan të ri me ulje taksash dhe tatimesh, sipas saj i nevojshëm për rimëkëmbjen e ekonomisë.