KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Tregu i pensioneve private vullnetare pëson rritje
Qeveria rrit pensionet për rreth 20 mijë pensionistë

Tregu i pensioneve private vullnetare pëson rritje

Tregu i pensioneve private vullnetare gjatë vitit 2015 sipas Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare ka pasur një rritje prej 47.62% krahasuar me fundin e vitit 2014. Gjithashtu rritje ka pësuar edhe numri i anëtarëve në fondet e pensioneve, që në 2015 ka shënuar një rritje prej 47.91% krahasuar me fundin e vitit 2014. Në tregun e pensioneve private vullnetare gjatë vitit 2015 kanë ushtruar aktivitetin e tyre tre fonde pensioni . Por sërish e marrë në vlerë absolute, ky treg vazhdon të ketë përmasa mjaft modeste në raport me pjesën tjetër të sistemit financiar në vend. Aktivet e fondeve private të pensioneve konsistojnë kryesisht në investime në bono dhe obligacione të qeverisë shqiptare. Fondi privat i pensioneve është një mjet kursimi i ideuar për të ardhurat shtesë kur të siguruarit e tij dalin në: pension pleqërie, pension të parakohshëm, pension invaliditeti e pension familjar.