KRYEFAQJA » LAJME » Tregu në Urën Vajgurore, jashtë çdo standarti
tregu ura vajgurore ushqime jashte standarteve

Tregu në Urën Vajgurore, jashtë çdo standarti

Ushqimet e shportës së përditshme që nga frutat, perimet, por dhe bulmeti e peshku, shiten në mes të rrugës në tregun e qytezës së Urës Vajgurore. Sipas konsumatorëve ushqimet nuk ofrojnë asnjë siguri dhe janë jashtë çdo kontrolli që lidhet me higjenën. Në mungesë të një tregu tjetër ata janë të detyruar të blejnë në rrugë.

Jo shumë larg qendrës së qytetit mes pallateve është i vendosur tregu ushqimor i Urës Vajgurore ku çdo fundjavë, qytetarët blejnë produkte për të cilat mungon kontrolli dhe analiza e cilësisë.