KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tren i mbushur me ar?
Tren i mbushur me ar?

Tren i mbushur me ar?

Dy persona në Poloni thonë se ata mund të kenë gjetur një tren nazist që është i mbush me ar, diamante dhe armë që është zhdukur gjatë Luftës së Dytë Botërore, raportojnë mediat polake. Treni besohet të jetë zhdukur afër zonës që tani është qyteti polak, Wroclaw, gjatë kohës kur janë afruar forcat sovjetike në vitin 1945. Një firmë ligjore në jug-perëndim  të Polonisë bën të ditur se është kontaktuar nga dy persona që kanë zbuluar trenin e blinduar. Mediat polake njoftojnë se personat që e kanë gjetur duan 10 për qind të vlerës që treni përmban. Ata janë njëri polak dhe tjetri gjerman. Të dy kontaktuan me zyrtarët e qytetit, dhe kanë formuar një komision emergjence të udhëhequr nga kryetari i komunës për të hetuar mbi pretendimet e dy personave. Një media polake pretendon se treni mund të jetë 150 m i gjatë dhe mund të ketë 300 ton ar në bord. Një historiane e fokusuar në këtë zonë, tha për Radio Vroclav se treni thuhet të jetë zhdukur në një tunel, dhe se kishte ar dhe material të rrezikshme në bord. Kërkime të mëparshme për trenin kanë rezultuar të kota.